INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdekjet në këto tre qytete të vendit në 2018 tejet të larta në raport me popullsinë

Vdekjet në këto tre qytete të vendit në 2018 tejet të larta në raport me popullsinë

Publikuar më: 11:06 23-04-2019

Në 2018 në tre qytete të vendit në Korçë, Gjirokastër dhe Berat numri atyre që humbën jetën ka kaluar çdo parashikim. Në raport me popullsinë vdekjet në këto qarqe rezultuan shumë të larta. Ndërsa me normat më të ulëta u renditën, Durrësi, Tirana dhe Kukësi.

Sipas të dhënave nga INSTAT, për 1000 banorë, në Gjirokastër numri i jetëve të humbura ishte 12.1 në 2018, në Korçë ky tregues ishte në 10 për 1000 banorë dhe në Berat 9.2.
Tirana renditet në qarqet ku numri i vdekjeve në raport me popullsinë ishte më i ulëti me vetëm 5.8 jetë të humbura për 1000 banorë më pas Kukësi me 6.6 dhe Durrësi me 7.1 vdekje për 1 mijë banorë.
Prevelancat më të larta të jetëve të humbura në, Gjirokastër, Korçë dhe Berat lidhen me plakjen e popullsisë në këto qarqe në raport me të tjerat.
Numri në total i vdekjeve në 2018 u shënua 21.804 dhe vihet re një rënie prej 1.9 %, krahasuar me 2017.
Në dhjetë nga dymbëdhjetë qarqet e vendit, numri i vdekjeve ka pësuar rënie në vitin 2018 në krahasim me vitin 2017. Faktorët kryesorë që shkaktojnë vdekjet më të mëdha janë sëmundjet e qarkullimit të gjakut si ato të zemrës dhe goditjet në tru, por dhe tumoret.

Article Logic
Execution time: 0.0032739639282227