INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdekjet pas një ‘selfie', shifra të frikshme në botë...

Vdekjet pas një ‘selfie', shifra të frikshme në botë...

Publikuar më: 15:53 04-10-2018

Nëse doni të bëni një selfi në rrugë, sipër një shkëmbi apo diku tjetër në ndonjë vend të rrezikshëm duhet të jenë të kujdesshëm pasi mund të jetë edhe gjëja e fundit që bëni në jetë.

Shifra alarmante flet për plot 250 persona që kanë humbur jetën në 6 vitet e fundit thjesht duke bërë foto.

Dhe një tjetër anë e frikshme është se mosha mesatareve e viktimave është 23 vjeç.

Studimi është kryer nga “All India Institute of Medical Sciences”, një grup kolegjesh mjekësore publike me seli në Nju Delhi.

Nga 259 vdekjet, studiuesit zbuluan se shkaku kryesor ishte mbytja, pas incidenteve ku përfshiheshin mjete transporti, – si shembull, bërja e një “selfie” përpara trenit që afrohet, – apo rëniet nga lartësitë. Shkaqe të tjera të vdekjeve të lidhura me “selfie”-t përfshijnë kafshët, armët e zjarrit apo rënia në korrent.

“Vdekjet pas një ‘selfie’ janë bërë një problem madhor i shëndetit publik”, thotë Agam Bansal, autori kryesor i studimit, për “Washington Post”.

India është vendi me numrin më të lartë të vdekjeve nga selfie, por nuk mbeten mbrapa edhe shtete si Rusia, Shtetet e Bashkuara apo Pakistani.

Dhe ndonëse jemi në epokën e teknologjisë mundohuni të shkëputeni paksa nga telefoni dhe sidomos selfitë dhe për më tepër kur ju rrezikohet jeta.

Article Logic
Execution time: 0.004119873046875