INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vdekshmëria amtare në vendin tonë më e larta në rajon[VIDEO]

Publikuar më: 10:46 16-11-2017

Edhe pse ndër vite është ulur vdekshmëria amtare në vendin tonë, sërisht jemi në nivele më të larta se rajoni. Sipas të dhënave të mbledhura nga OurWorldinData, mestarisht është përllogaritur se në 100 mijë lindje 29 gra humbën jetën. E ky tregues ka mbetur pothuajse i pandryshuar që nga viti 2012, kur norma ishte 30 vdekje në 100 mijë lindje. Pas Shqipërisë, me normë më të lartë të vdekshmërisë amësore renditet Serbia, ku në 100 mijë lindje 17 gra humbën jetën. Ndërsa Bosnje Hercegovina numëron 11 vdekje të nënave për 100 mijë lindje. Më pas vjen Maqedonia dhe Mali i Zi kishin një normë relativisht të ulët, 9 dhe 8 vdekje. Ndërsa treguesi i vdekshmërisë amtare për të gjithë botën është 216 vdekje për 100 mijë lindje. Aktualisht numri mesatar i lindjeve në botë është afërsisht 140 milionë lindje dhe përafërsisht OurWorld in Data përllogarit se numri i nënave që kanë probabilitet të lartë që të humbin jetën është 303 mijë. Normë më të ulët vdekshmërie amtare ka Europa Perëndimore, Kanadaja, Australia dhe Japonia, ku norma është nga 0-10 vdekje për 100 mijë lindje. Europa Lindore, ku bën pjesë dhe Shqipëria, ShBA, Kina dhe një pjesë e vendeve të Amerikës Latine, norma përllogaritet në intervalin e 10-50 vdekje në 100 mijë lindje. Kurse Afrika mban numrin një në botë për vdekje të nënave me mbi 200 vdekje në 100 mijë lindje. Vdekshmëria amtare sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë është vdekja e një gruaja gjatë shtatzënisë apo brenda 42 ditëve të përfundimit të shtatzënisë, prej çdo shkaku që lidhet me shtatzëninë apo mbarëvajtjen e saj, por jo prej shkaqeve aksidentale.

Article Logic
Execution time: 0.0027091503143311