INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdekshmëria foshnjore. Shqipëria e dyta në Ballkan, 8.8 vdekje për 1 mijë fëmijë

Vdekshmëria foshnjore. Shqipëria e dyta në Ballkan, 8.8 vdekje për 1 mijë fëmijë

Publikuar më: 10:28 20-09-2018

Shqipëria ka një numër vdekshmërie mjaft të lartë në raport me vendet e rajonit, duke u renditur e dyta në Ballkan. Sipas një artikulli të fundit të Bankës Botërore dhe shifrave të vëna në dispozicion, Shqipëria vitin e shkuar e ka pasur vdekshmërinë foshnjore në shifrën e 8.8 vdekje për 1 mijë fëmijë dhe kjo për fëmijët nën 5 vjeç. Ndërsa në vend të parë renditet Maqedonia, ndërsa Mali i Zi ka nivelin më të ulët të vdekshmërisë në rajon.

Vdekshmëria e fëmijëve nën 5 vjeç

Maqedoni 13.7 vdekje / 1 mijë fëmijë
Shqipëri 8.8 vdekje / 1 mijë fëmijë
Serbia 5.7 vdekje për 1 mijë fëmijë
Bosnja e Hercegovina 5.7 vdekje për 1 mijë fëmijë
Mali i Zi 3.5 vdekje për 1 mijë fëmijë

Gjatë 17 viteve të fundit, reduktimi i nivelit të vdekshmërisë nën pesë vjeç u përshpejtua në një reduktim vjetor prej 4% mes viteve 1990 dhe 2000. Pothuajse gjysma e vdekjeve të fëmijëve nën moshën 5 vjeçare u llogaritën nga vdekjet ku muaji i parë i jetës është periudha më e prekshme për fëmijët. Ndërkohë sipas INSTAT diferencat gjinore në jetëgjatësinë në lindje kanë ardhur në rënie, ku viti 2016 shënon një diferencë prej gati 3 vjet midis 2 gjinive, ndërkohë në vitin 2012 kjo diferencë ishte 4,2 vjet. Po sipas INSTAT vdekjet foshnjore kanë shënuar rënie deri në vitin 2015 dhe rritje në vitin e fundit duke arritur në 277 të vdekur. Numri i vdekjeve foshnjore ështe më i lartë tek meshkujt sesa te femrat.

Article Logic
Execution time: 0.0035390853881836