INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdes 27 vjeçari, aksidentohet teksa dilte nga makina në Kashar

Vdes 27 vjeçari, aksidentohet teksa dilte nga makina në Kashar

Publikuar më: 09:25 28-06-2016

Rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm një aksident tragjik i mori jetën një të riu në aksin rrugor Tiranë - Durrës. Ngjarja e rëndë  ka ndodhur në autostradë, në zonën e Kasharit, ndërsa mësohet se drejtuesi i mjetit tip “Ford” E.SH, 27 vjeçar nga Lushnja, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Në një njoftim të shpërdarë për mediat policia ka zbardhur dhe dinamikën e kësaj ngjarjeje të rëndë. Sipas uniformave blu, një mjet tip “Volsëagen”që drejtohej nga shtetasi A.Gj ka aksidentuar drejtuesin e mjetit tip “Ford”, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Nga hetimet paraprake të policisë rezulton se drejtuesi i mjetit tip “Ford” në momentin e aksidentit ka qënë duke dalë nga mjeti i tij.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 28.06.2016, në autostradën Durrës - Tiranë, në zonën e Kasharit, shtetasi A. Gj., duke drejtuar mjetin tip "Volksëagen", ka aksidentuar drejtuesin e mjetit tip "Ford", duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Nga Hetimet paraprake rezulton se, drejtuesi i mjetit tip "Ford", në momentin e aksidentit ka qënë duke dalë nga mjeti i tij. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryen veprimet dhe po punon për identifikimin e viktimës si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje”.

Article Logic
Execution time: 0.003338098526001