Një person ka vdekur dhe 40 të tjerë janë sulmuar nga tërbimi i lakuriqëve të natës në veri lindje të Brazilit.
46-vjeçari Edivar Francisco Souza është viktima e parë që është regjistruar nga ky sulm i lakuriqeve të natës.
Mësohet se viktima ka shkelur aksidentalisht një lakuriq nate i cili më pas e ka sulmuar, 46-vjeçari e nënvlerësoi incidentin dhe nuk u vaksinua për sëmundjen e tërbimit dhe pas disa javësh ai humbi dhe jetën.
Kjo ishte vdekja e parë që është regjistruar si pasojë e tërbimit në Brazil që prej vitit 2004.
Autoritetet kanë dhënë alarmin se një valë sulmesh po ndodhin si pasojë e lakuriqëve të natës të cilët janë të etur për gjak njeriu. Ata iu kanë kërkuar qytetarëve të jenë vigjilent dhe nëse sulmohen të paraqiten menjëherë për të bërë injeksionin kundër tërbimin, pasi mund të jetë fatale për ta.