INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdes bosi i mafias italiane të Cosa Nostras

Vdes bosi i mafias italiane të Cosa Nostras

Publikuar më: 11:33 13-07-2016

Bernardo Provenzano nuk jeton më. 83 vjeç, i sëmurë prej kohësh dhe i njohur si bosi i “Cosa Nostras”, ai u arrestua pas arratisë 43-vjeçare më 11 prillin e vitit 2006, në një fermë të Korrleoneve, pak metra nga shtëpia ku banonte familja e tij.

Të gjitha proceset gjyqësore të bosit të mafies (përfshirë edhe atë të lidhjeve shtet-mafie), i cili prej kohësh ishte i shtrurar në spitalin “San Paolo” të Milanos, u ndërprenë për shkak të gjendjes shëndetësore të Provenzanos, i cili nuk mund të merrte pjesë gjatë seancave.

Shumë njerëz dyshuan tek raportet e mjekëve që thoshin se ai vuante një dëmtim i rëndë i kujtesës dhe fjalët që nxirrte nga goja ishin të pakuptueshme.

Article Logic
Execution time: 0.0035529136657715