INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdes gruaja në spital, mjekët s'njoftojnë policinë

Vdes gruaja në spital, mjekët s'njoftojnë policinë

Publikuar më: 14:45 26-05-2017

Disa mjeke të maternitetit Mbreteresha Geraldine po hetohen për vdekjen e një gruaje 39 vjeçare. Sipas dyshimeve organet kompetente nuk janë lajmëruar në kohë nga stafi i spitalit, të cilët kanë lejuar që të afërmit të merrnin trupin e viktimës. Policia bënë me dije se kjo eshte cilesuar perpjejkje e mjekeve per te fshehur ngjarjen.

Dyshohet se 39-vjeçarja po trajtohej në një klinikë private pasi prej muajsh vuante nga një infeskion në mitër.

Më pas është vendosur që Ëngjëllushe Stafa të bënte ndërhyrje kirugjikale për të hequr mitrën.

Mjekët i kishin thënë më herët Ëngjëllushe Stafës dhe familjarëve të saj se kishte infeksion të rëndë në mitër dhe duhej patjetër që të hiqej mitra.

Për këtë arsyje është vendosur që të bëhej ndërhyrja kirugjikale në datën 24 maj.

Kur operacioni për heqjen e mitrës ishte në përfundim, Ëngjëllueshe Stafa pati komplikacione në zemër dhe gjeti vdekje.

Familjarët e saj e dinin që ishte në gjendje të rëndë dhe duke qënë se nuk kishtë ankesa ndaj mjekëve e kanë marrë trupin nga morgu pa iu nënshtruar autopsisë.

Pikërisht për këtë aryje 3 mjekë të Maternitetit Mbretërsha Geraldinë akuzohen për kallëzim krimi, pasi në cdo rast vdekje duhet të lajmërojnë policinë.

Njoftimi i policisë:


Më datë 24.05.2017, policia i referoi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit B.N, Z.D e V.T, vjeç 44, 50 e 61, banues në Tiranë, drejtor i një institucioni Gjinekologjik privat dhe mjek anestezist, pasi dyshohet se ka gjetur vdekjen shtetasja E.S, vjeç 39, banuese në Tiranë, të cilët nuk kanë njoftuar në kohë organet kompetente dhe kanë lejuar që të merrej kufoma nga të afërmit, pa iu nënshtruar ekzaminimeve në morg.

Article Logic
Execution time: 0.0034952163696289