Ka vdekur në moshën 74 vjeçare këngëtari i muzikës rock në Francë, Jahnny Hallyday.
Ai nuk mundi ta fitonte betejën me sëmundjen e kancerit të mushkërive dhe vdiq në moshën 74 vjeçare. Hallyday numëron më shumë se 100 milionë albume të shitura dhe më shumë se 50 turne të mbajtura. Ka qenë presidenti i Francës, Emmanuel Macron ai që ka njoftuar për vdekjen e tij, sot herët në mëngjes.