Një i ri shqiptar ka humbur jetën në avion ndërsa ky i fundit u nis për fluturim.
Avioni nisej nga Shkupi dhe kishte destinacion Bazelin e Zvicrës por ndërsa po ngrihej në ajër, 32 vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije është ndjerë keq.
Menjëherë aeroplani është kthyer në aeroport për t’i dhënë ndihmë të riut por mjekët kanë konstatuar se ai tashmë kishte ndërruar jetë.
Lajmi konfirmohet edhe nga ministria e Brendshme Maqedonase ndërsa TV21 ka publikuar edhe pamje video ku duket personeli i fluturimit duke u përpjekur të ndihmojë pasgjerin.