INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdes në fushë ish-futbollisti i Skënderbeut

Vdes në fushë ish-futbollisti i Skënderbeut

Publikuar më: 17:59 08-05-2016

Futbolli vazhdon të jetë në zi. Ditë më parë, futbollisti kamerunas i Dinamo Bukureshtit ra në mesin e fushës për një atak kardiak teksa dërgimi në spital ishte i kotë pasi ndërroi jetë, teksa lajmi tragjik këtë herë vjen nga Brazili dhe bëhet fjalë për një ish-futbollist të Skënderbeut, Bernardo Ribeiro, që është ndarë nga jeta ditën e djeshme po për probleme në zemër. Ai aktualisht luante në një ndeshje amatoriale, teksa aktualisht ishte pjesë e Friburgenses, në Rio de Zhaneiro. Vetëm 26 vjeç, Bernardo ka luajtur me Skënderbeun në sezonin 2011/20012, ndërsa më pas kaloi te Njukasëll Xhets në Australi, te Mariehamni në Finlandë dhe këtë vit ka qenë pjesë e klubit Friburgense. Sipas mjekëve, futbollisti kishte ndërruar jetë përpara se të shkonte në spital.

Bernardo kishte një kontratë me Friburgensen deri në fund të muajit. Në Carioca Championship, ka luajtur nëntë ndeshje dhe s’ka shënuar asnjë gol.

Article Logic
Execution time: 0.0039010047912598