INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdes në moshën 80-vjeçare ish-shefi i OKB-së, Kofi Annan

Vdes në moshën 80-vjeçare ish-shefi i OKB-së, Kofi Annan

Publikuar më: 10:48 18-08-2018

Kofi Annan, ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së i cili fitoi çmimin Nobel për Paqe për punë humanitare, vdes në moshën 80-vjeçare. I lindur në Ganë në vitin 1938 Annan ka qenë sekretar i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara që nga dhjetori i vitit 1996. Mandati iu përtëri në vitin 2002. Ai ishte sekretar i OKB-së deri në dhjetor të vitit 2006. Në vitin 2001 Kofi Annan mori çmimin Nobel për paqe. Annan ka qenë sekretar i përgjithshëm gjatë luftës së Kosovës, dhe luftës në Irak. Gjatë mandatit të dytë, Kofi Annan mbështeti ndërhyrjen ushtarake në Kosovë. Në librin autobiografik “Një jetë në luftë dhe paqe”, Annan përshkruan tetë vitet e tij në postin e shefit të organizatës botërore, që nuk ishin pa sfida për të dhe paqen ndërkombëtare. Përveç luftës dhe gjenocidit në Ruandë dhe në ish-Jugosllavi, një segment të librit e përbën edhe lufta në Kosovë dhe kundërshtimet diplomatike të vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit rreth ndërhyrjes dhe autorizimit nga organi ekzekutiv i OKB-së si ruajtës i paqes dhe sigurisë në botë. Kofi Annan, sipas librit, ka mbështetur ndërhyrjen ushtarake në Kosovë edhe pa një sanksionim nga ana e Këshillit të Sigurimit.

Article Logic
Execution time: 0.0033810138702393