INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdes në spital fëmija 3 vjeç, familjarët fajësojnë mjeken

Vdes në spital fëmija 3 vjeç, familjarët fajësojnë mjeken

Publikuar më: 11:34 30-01-2017

Një fëmijë vetëm 3 vjeç ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në spitalin e Beratit, ndërsa kanë nisur hetimet për mjeken SH.K 65 vjeçe, pasi familjaret pretendojnë se fëmija e tyre ka humbur jetën nga pakujdesia e shërbimit mjekësor.
Policia e Beratit:
“Më datë 29.01.2017, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen Sh.K 65 vjeçe, banuese në Berat, me detyrë mjeke në Spitalin Rajonal të Beratit, pasi në bazë të kallëzimit të bërë nga shtetasia A.D 41 vjeçe, banues në Berat, dyshohet se fëmija e saj E.D, 3 vjeçe, ka gjetur vdekjen prej shërbimit të pakujdesshëm të mjekes“.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0015459060668945