Krahas muzikës, Alban Ramosaj ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me pamjen e jashtme dhe jo rrallë herë e bën këtë. Nëse shikojmë Instagram-in e tij, na duket pak a shumë si një profil i ndonjë modeli të suksesshëm e jo më kot vajzat “çmenden” pas tij...sidomos tani që është bërë si turk.
Së fundmi këngëtari i njohur ka zbuluar një të vërtetë që se dinim më parë. Bëhet fjalë për femrën shqiptare që ka fiksim dhe se ka kapur dot.
I ftuar në “Shiko kush luan”, gjatë një loje, këngëtari u pyet se cilën figurë të famshme e ka shumë qejf, por nuk ka arritur ta ketë.
“Adelina Ismajli. Që kur ka dalë ajo në skenë kam vdekur për të. Por është më e madhe në moshë, ka burrë, ka fëmijë”, u shpreh Albani ndërsa në fund tha se së shpejti ka menduar t’i bëjë një këngë.