INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdes

Vdes "Playboy", Hugh Hefner ndërron jetë në moshën 91 vjeçare [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 13:29 28-09-2017

Themeluesi i revistës "Playboy" Hugh Hefner ka vdekur në moshën 91 vjeçare.

Kompania e Playboy Enterprises ka njoftuar se vdekja e Hefner ka ndodhur për shkaqe natyrore. Ai është gjendur pa jetë në shtratin e tij.

Playboy  u bë revista më e shitur e meshkujve në botë,  ku në kulmin e saj arriti me 7  milionë kopje të shitura në muaj.

Hugh Hefner e themeloi  “Playboy” në vitin 1953 me 600 dollarë  dhe më pas e ktheu  revistën në një perandori multimilionësh, argëtuese që në kulmin e viteve 1970 përfshinte shfaqje televizive, një festival xhazi dhe një varg Playboy Clubs, kamarierët e koktelit të cilët mbanin veshët e lepurit në kokë, simboli i Playboy.

Sa i përket jetës personale, Hefner përflitej shpesh për shoqërimin me femra të reja, modele.

 

rs_600x600-160930180712-600.Hugh-Hefner.ms.093016.jpg

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0033638477325439