Një i moshuar është mbytur mëngjesin e sotëm në plazhin e Shëngjinit. Viktima është identifikuar si Esnik Marlika nga Kruja.
Policia ka dhënë detajet e para lidhur me vdekjen e pushuesit mëngjesin e sotëm në plazhin e Shëngjinit.
Sipas bluve, viktima është identifikuar si B. Marlika, 78 vjeç, banues në Krujë. Ai ka hyrë në det për tu larë dhe dyshohet se 78-vjeçari është ndjerë keq nga ana shëndetësore dhe rrugës për në spital kur po transportohej me ambulancë, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor në vendngjarje, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.