Ka ndërruar jetë volejbollisti i famshëm i Shqipërisë në vitet ’60-80 të shekullit të kaluar. Robert Borova sportist i Partizani, kapiteni i kombëtares së volejbollit ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Borova ka qenë i njohur në kohën e tij dhe një ndër sportistët më të famshëm të Shqipërisë në ato vite, për të cilin kanë shkruar mediat ndërkombëtare, veçanërisht ato italiane.
Varrimi i Borovës do të bëhet ditën e sotme në orën 13:00