Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Selanik, dy shqiptarë kanë gjetur vdekjen dhe dy persona të tjerë janë në gjendje të rënd shëndetësore.
Motori me të cilin udhëtonin është përplasur me makinë nga një turist gjerman, babë e bir kanë gjetur vdekjen menjëherë ndërsa një 18 vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore, kurse drejtuesi i mjetit është në gjendje shoku në spital.
Autoritet greke na bëjnë me dije se personat të cilët kanë ndërruar jetë janë të moshës 51- vjeç dhe 28-vjeç. Identiteti i tyre nuk është bërë ende zyrtar.