INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdiq një orë pas lindjes, familjarët e 25-vjeçares: U vonua mjeku…

Vdiq një orë pas lindjes, familjarët e 25-vjeçares: U vonua mjeku…

Publikuar më: 15:20 22-04-2019

Një nënë e re vetëm 25-vjeçe, nuk arriti të gëzonte ardhjen në jetë të fëmijës së saj të parë. Vetëm një orë pas lindjes në maternitetin e Elbasanit, ajo ndërroi jetë, duke lënë jetime një vajzë të porsalindur.

Sipas informacioneve të para, 25-vjeçarja ka lindur në javën e 42, duke sjellë në jetë një vajzë, e cila fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Në lidhje me këtë tragjedi, familjarët e vajzës kanë ngritur akuza ndaj stafit mjekësore, duke u shprehur se mjeku kardiolog është vonuar tre orë dhe nuk ka mundur ta shpëtojë.

Nuk ka ende një reagim nga spitali në lidhje me ngjarjen nga spitali dhe as nga policia, ndërsa pritet që të dalë ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së 25-vjeçare.

Article Logic
Execution time: 0.0037491321563721