INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdiq Ruth Pfau, 'Nënë Tereza' e Pakistanit

Vdiq Ruth Pfau, 'Nënë Tereza' e Pakistanit

Publikuar më: 08:38 15-08-2017

Dr. Ruth Pfau, e njohur edhe si Nënë Tereza e Pakistanit, ka ndërruar jetë.

Murgesha gjermane ka vdekur në Karachi me 10 gusht, në moshën 87 vjeçare.

Pfau ka ndihmuar për dekada me radhë në Pakistan për të ndaluar shpërndarjen e bakteries leprosy – lebra apo gërbula, e cila mund të shkaktojë verbërimin tek njerëzit. Bakteri njihet edhe si Sëmundja e Hansenit, shkruan KultPlus.

Njëjtë si Nënë Tereza shqiptare, edhe Pfau ka jetuar me njerëzit të cilët patën nevojë për ndihmën e saj. Ruth Pfau ka lindur në Lajpcig në vitin 1929.

Article Logic
Execution time: 0.0013968944549561