INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vejushat e zeza nisin sulmin…

Vejushat e zeza nisin sulmin…

Publikuar më: 10:23 20-06-2016

Me ngrohje e motit shumë insekte dhe zvaranikë të rrezikshëm qarkullojnë më shumë në natyrë. Në Elbasan situata nga sulimi i tyre po kthehet në një problem shumë të madh. 15 ka shkuar numri i pacientëve të kafshuar nga gjarpërinjët, pickuar nga akrepët dhe merimanga e zezë që njihet ndryshe dhe si vejusha e zezë. Për fat të mirë anjë rast nuk ka shkuar deri në fataliteti, por mjekët raportojnë se disa nga pacientët janë përballur me ndërlikime serioze dhe është dashur ndërhyrja e specializuar e personelit mjekësor, që ata të jenë në jetë. Helmi i tyre është shumë i rrezikshëm dhe nëse nuk shkohet në kohë tek mjeku situata mund të kthehet në bumberang për jetën e personave të pickuar a kafshuar.
Sipas mjekëve në çdo rast ata duhet të shkojnë në spital apo qëndra shëndetësore, pasi helmet e gjarpërinjve dhe insekteve janë mjaft të forta e mund të shoqërohen edhe me paraliza deri dhe nxjerrjen jashtë funksionit të organeve.
Mjekët këshillojnë kryesisht fermerët që të marrin masa për ruajtjen nga kafshimet duke përdorur çizme dhe pajisje të tjera mbrojtëse dhe duke e studiuar mirë zonën ku punojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0036520957946777