INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj Nishanit: President po ikën me turp...

Veliaj Nishanit: President po ikën me turp...

Publikuar më: 11:42 13-04-2016

Kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj hedh dyshime të forta se Presidenti i Republikës, Bujar Nishani është bërë palë me opozitën. Kur lëshon këtë akuzë, Veliaj ka parasysh qëndrimin e kryetarit të shtetit lidhur me ndërtimin e këndit të lodrave te Liqeni Artificial.

“Dëgjova, që Presidenti ka vendosur ta bëjë Shqipërinë, në fakt jo Shqipërinë, por institucionin e tij qesharak dhe do ti bashkohet Strazimirit me patllake në brez të protestojë kundër lodrave. Do të hyjë në historinë botërore si i vetmi President që shkon për të prishur lodrat e kalamjave. Zoti President do të hysh në histori, mos e bëj këtë”.

Kreu i Bashkisë ndërsa lëshon akuza ndaj Nishanit, ka këtë propozim për kryetarin e shtetit:

“Je aty që të bashkosh popullin, jo ta ndash, jo ti bashkohesh kaubojsit me patllake në brez dhe ironia bëhet më e madhe kur Presidenti i Republikës është i vetmi me vilë brenda në territorin e parkut. Ja tju them unë një ide bilante të presidentit, që po e mbyll karrierën me turp. Një ide brilante do ishte të thoshte: Unë Bujar Nishani do ta jap vilën time për bashkinë e Tiranës për kopshte dhe për çerdhe fëmijësh”.

Article Logic
Execution time: 0.0037491321563721