INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj banorit të Astirit: Pres nga sot burrash të mbajmë fjalën

Veliaj banorit të Astirit: Pres nga sot burrash të mbajmë fjalën

Publikuar më: 15:59 29-11-2018

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka takuar disa banorë të Astirit, të cilëve do u prishen banesat nga zbatimi i projektit për Unazën e Madhe.

Këta banorë thotë Veliaj kanë bashkëpunuar me institucionet, duke pranuar prishjen e banesave.

Në fotot e shpërndara në Facebook, kryebashkiaku Veliaj shprehet se pret prej tyre mbajtjen e fjalës. “Faleminderit Ukës nga Tropoja, Gëzimit nga Burreli dhe hoxhës së Astirit, Diamantit nga Kukësi - përfaqësues të familjeve nga Unaza e Re, që bashkëpunuan për të ardhmen e kryeqytetit. Pres nga sot që burrash të mbajmë fjalën - ata për prishjet e ne për kompesim e sistemim”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë, një pjesë tjetër e banorëve të Astirit prej më shumë se dy javësh janë duke protestuar kundër shembjes së banesave pa u legalizuar më parë.

Legalizimi do u siguronte atyre marrjen e dëmshpërblimit.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035881996154785