INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Veliaj, brenda vitit linja Tiranë-Rinas me autobusa elektrik[VIDEO]

Publikuar më: 16:11 21-02-2018

Të gjithë ata që duan të shkojnë nga Tirana në Rinas në Aeroportin Nënë Tereza brenda vitit do të kenë mundësi të udhëtojnë me kushte më komode dhe ekologjike, pasi do të vendoset një linjë me autobusë elektrikë. Ky lajm është dhënë sot nga Kreu i Bashkisë Erjon Veliaj. 

“Bashkia e Tiranës ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e aeroportit për të mundësuar një linjë transporti publik me autobusë të gjelbër, që mbrojnë mjedisin dhe rrisin cilësinë e shërbimit për qytetarët me 0 ndotje në mjedis, tha Veliaj.
Këto deklarata Veliaj i bëri pas një eventi të rëndësishëm atij të dhurimit nga ana e Aeroporti të Rinasit të dy makinerive teknologjike pastrimi dhe 100 pemëve, të cilat u mbollën afër qëndrës të Tiranës.

Article Logic
Execution time: 0.0034961700439453