Edhe pse në çdo rrugë ka kosha plehrash shumë qytetarë apo administratorë lokalesh abuzojnë duke i lënë ato në rrugë. Po inspektorët e Bashkisë së Tiranës nuk ndalen ata vijojnë që të marrin masa për të ndaluar lokalet, të cilat ndotin rrugët e qytetit duke i hedhur qeset me plehra ku të mundin.
Vetë Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar dy raste të tjera, ku inspektorët e kanë dokumentuar shkeljen përmes kuponëve tatimorë të gjetur në qesen e plehrave të hedhur në rrugë pranë lokalit.
Veliaj në Facebook shkruan: “I love Tirona dhe prapë mbeturinat në rrugë?! Nuk tregohet dashuria dhe respekti për qytetin vetëm kur ka ndeshje! Por, derisa të sensibilizohen të gjithë, kujdesen kolegët për çdo ndotës”.