INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj e quan “histerike” shoqërinë civile e këtë ja thotë Ramës

Publikuar më: 11:39 07-10-2016

Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj teksa ka thënë se është pro ligjit të importit të mbetjeve ka folur dhe për shoqërinë civile. Ai ka marrë shkas nga protestat e tyre për plehrat edhe kundër ndërtimit të parkult të lojrave tek liqeni dhe i ka dhënë “forcë” Ramës duke i thënë se vetë ai është përballur para tij me histerinë e shoqërisë civile.
“U përballa me histeri tek këndi i lojërave, është mirë që protestohet, por duhet të kuptohet minoranca e zhurmshme dhe mazhoranca që do integrim, punësim, e zhvillim.
Këto propozime që u bënë kanë më shumë dukje si investime afatgjata. Ky nuk është investim veç në infrastrukturë, por edhe në kulturë” – i tha Velija, Ramës.
Ai dha dhe një mesazh për ricikluesit: “Interesi i bashkisë është që të ketë qytete xixë ndërsa i juaji është shtimi i vendeve të punës”.
Ndërsa në lidhje me punën e tij dhe ndihmesën në lidhje me ndarjen e plehrave në burim kryebashkiaku sqaroi se duke filluar nga ky muaj në Tiranë do të vendosen dy lloje kazanësh për mbetjet e riciklueshme dhe për mbetjet e pariciklushme.
Ai ka bërë dhe një batutë për të gjithë endacakët që mbledhin kanoçe nëpër kosha për të siguruar të holla për tu ushqyer kur tha se kazanët e rinj nuk janë për tu futur kokë e këmbë brenda dhe u bëri thirrje të mos i shpërdorojnë apo dëmtojnë.

Veliaj e quan “histerike” shoqërinë civile e këtë ja thotë Ramës

Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj teksa ka thënë se është pro ligjit të importit të mbetjeve ka folur dhe për shoqërinë civile. Ai ka marrë shkas nga protestat e tyre për plehrat edhe kundër ndërtimit të parkult të lojrave tek liqeni dhe i ka dhënë “forcë” Ramës duke i thënë se vetë ai është përballur para tij me histerinë e shoqërisë civile.

“U përballa me histeri tek këndi i lojërave, është mirë që protestohet, por duhet të kuptohet minoranca e zhurmshme dhe mazhoranca që do integrim, punësim, e zhvillim.
Këto propozime që u bënë kanë më shumë dukje si investime afatgjata. Ky nuk është investim veç në infrastrukturë, por edhe në kulturë
– i tha Velija, Ramës.

Ai dha dhe një mesazh për ricikluesit: “Interesi i bashkisë është që të ketë qytete xixë ndërsa i juaji është shtimi i vendeve të punës”.

Ndërsa në lidhje me punën e tij dhe ndihmesën në lidhje me ndarjen e plehrave në burim kryebashkiaku sqaroi se duke filluar nga ky muaj në Tiranë do të vendosen dy lloje kazanësh për mbetjet e riciklueshme dhe për mbetjet e pariciklushme.

Ai ka bërë dhe një batutë për të gjithë endacakët që mbledhin kanoçe nëpër kosha për të siguruar të holla për tu ushqyer kur tha se kazanët e rinj nuk janë për tu futur kokë e këmbë brenda dhe u bëri thirrje të mos i shpërdorojnë apo dëmtojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0042910575866699