INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” Kryetarit të Kuvendit të Kosovës [FOTO]

Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” Kryetarit të Kuvendit të Kosovës [FOTO]

Publikuar më: 12:06 21-02-2017

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti dje pasdite në një takim zyrtar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli, ku morën pjesë edhe nënkryetarët Andi Seferi dhe Abaz Hado, si dhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Veliaj dhe Veseli vlerësuan marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe diskutuan mbi shtimin e bashkëpunimit mes tyre, ndërkohë që kryebashkiaku i Tiranës e nderoi z. Veseli me “Çelësin e Qytetit” për kontributin e dhënë.

Gjatë takimit, Veliaj theksoi se Prishtina dhe Tirana kanë përpara tyre shumë sfida, të cilat arrihen veçse me punë. Duke vlerësuar angazhimin e z. Veseli në drejtimin e Kuvendit të Kosovës, ai tha se: “Jam shumë i lumtur që je në Tiranë dhe dua të ndjehesh si në shtëpitë tënde. Jam i lumtur për të gjithë kontributin tuaj. E di që edhe Tirana, edhe Prishtina, Kosova, Shqipëria, kanë jashtëzakonisht shumë sfida që arrihen veçse me punë. Të falenderoj shumë për inkurajimin dhe e kam ndjekur me shumë admirim mënyrën sesi po udhëhiqni për vendimmarrje të drejta, jo të lehta, por të drejta për Kosovën. Ju uroj shumë sukses”, tha Veliaj.

Nga ana e tij, kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Veseli e cilësoi punën e realizuar nga kryebashkiaku Veliaj si shembull i përgjegjësisë që duhet të kenë kryetarët ndaj qytetarëve të tyre.

“Për të gjithë shqiptarët Tirana ka sinonimin e strehës në momente edhe më të rënda. Por dua t’ju falenderoj në emër të gjithë qytetarëve të Kosovës për përkrahjen në ditët më të vështira. Natyrisht që, tani vijnë edhe për kënaqësi sepse kanë dëshirë, vijnë me fëmijët, me familjarët dhe do të vijnë çdo herë. Faleminderit për punën e jashtëzakonshme, për punën inkurajuese që duhet të jetë shembulli i përgjegjësisë së kryetarëve ndaj qytetarëve. Vetëm ju inkurajoj që të vazhdosh në këtë drejtim”, tha kryeparlamentari Veseli.

Kryebashkiaku Veliaj e njohu z. Veseli edhe me disa nga projektet e mëdha për të cilat po punohet në Tiranë, midis të cilëve edhe ai i sheshit “Skënderbej”, i cili do përfaqësojë të gjitha trevat shqiptare, si me pemët që po mbillen, ashtu edhe me pllakat që po shtrohen.

Gjithashtu, kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli zhvilloi një vizitë edhe në Këshillin Bashkiak të Tiranës, i cili ditën e djeshme miratoi disa vendime shumë të rëndësishme për mbështetjen sociale të shtresave në nevojë.

 

Veliaj_me_Veselin_1.jpg

Veliaj_me_Veselin_2.jpg

Veliaj_me_Veselin_3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034999847412109