Pas sulmit që iu bë Kryeministrisë dhe Kuvndit me molotov, ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Veliaj ka postuar një foto ku gjatë fjalës së Bashës protestuesit hedhin molotov, kryebashkiaku ka ironizuar duke shkruar, se kjo ndodh kur shikon shumë episode "Game of Thrones".
“Kjo ndodh kur shikon shumë episode "Game of Thrones" dhe e vetmja alternativë qeverisëse të duket zjarri i dragoit! Nisen si të dhunshëm, përfunduan si telendarë! Tirana nuk thyhet nga një stan me lepuj! Puna, jo dhuna; e drejta, jo e liga; e mira, jo rrugaçëria - kjo triumfon”, thekson Veliaj.