INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj: Kemi gati Planin Vendor, një projekt për Piramidën

Veliaj: Kemi gati Planin Vendor, një projekt për Piramidën

Publikuar më: 12:27 10-10-2016

Brenda muajit nëntor do të mbyllet plani vendor urbanistik i Tiranës, ndërsa Piramida do t’i rikthehet qytetarëve. Kështu deklaroi kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë prezantimit të Planit të Përgjithshëm Vendor. Veliaj thotë se implementimi i planit vendor do të vihet në jetë gjatë 3 viteteve të ardhshme të mandatit të tij.
Erion Veliaj:
“Ka qenë një vit rekord pune, një vit shumë intensiv. Edhe pse Tirana është qyteti më i madh, më vjen mirë që jemi të parët që e mbyllim planin urbanistik. Do të vazhdojmë me kalimin e planit në Këshillin Bashkiak dhe KRT-në gjatë muajit nëntor.
Ky vit mbyll historinë e planit në vitin tonë të parë dhe pastaj tre vitet e tjera të punojmë për implementimin. Ne kemi realizuar rreth 100 dëgjesa publike, 3 të mëdha në nivel ekspertësh. Më vjen mirë që e mbyllim këtu tek Piramida e asaj që është metaforë e asaj që është qyteti.  
Kryebashkiaku zbuloi se për Piramidën ka një projekt ambicioz.
Erion Veliaj:
“Bashkia ka një projekt ambicioz për ta kthyer Piramidën në një hapësirë publike, për t’ua kthyer qytetarëve të Tiranës, për ta bërë të aksesueshme për aktivitete publike. Si hera e fundit që takohemi në këtë Piramidë në këtë gjendje, mund të kthehen në funksionale në dobi të qytetarëve”.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0039119720458984