INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj: “Kombinati drejtë zhvillimit”. Investimet e Bashkisë që do transformojnë zonën

Veliaj: “Kombinati drejtë zhvillimit”. Investimet e Bashkisë që do transformojnë zonën

Publikuar më: 14:26 24-09-2017

Bashkia e Tiranës nis rikualifikimin urban të bllokut të banimit në Kombinat. Sipas këtij institucioni, investimet në këtë zonë kanë munguar, ndërsa Veliaj garantoi përqëndrim të ndërhyrjeve në këtë njësi administrative, në Unazën e Re dhe në Astir. Gjatë inspektimi të punimeve, Veliaj evidentoi faktin se hapja e Unazës së Re ka çliruar trafikun në këtë zonë. Bashkia e Tiranës ka nisur një ndër investimet më të rëndësishme në zonën e Kombinatit, atë të rikonstruktimit të bllokut që kufizohet nga 3 rrugët “Llambi Bonata”, “Haki Stermilli”, “Musine Kokalari”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi fillimin e punimeve në të gjithë lagjen ku parashikohet të ndërtohen rrugë, trotuare, lulishte dhe hapësira çlodhëse e argëtuese për fëmijë. Veliaj u shpreh se në dy vitet e dyta të mandatit, fokusi do të jenë në zonat peri-urbane, si Kombinati dhe zonat përreth. Hapja e Unazës së Re nga Kombinati Ushqimor deri në Farkë ka dhënë rezultatet pozitive edhe në këtë zonë, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin rrugor. Kryebashkiaku theksoi se ndërtimi i Unazës është një vlerë e shtuar për zonën e Kombinatit.

rruga.jpg

Dhe se hapja e Unazës së Re nga Kombinati Ushqimor deri në Farkë, ka zgjidhur problematikën e një pjese të trafikut. “Po fokusohemi në ato pjesë që i quajmë jashtë Unazës së Madhe të Tiranës, për t’u siguruar që asnjë zonë nuk mbetet një xhep pa investime. Filluam me çerdhet, me kopshtet, tani me shkollën e re, që ka shfryrë klasat me dy turne në të gjithë Kombinatin dhe besoj do të vazhdojë kështu edhe vitin tjetër, kryesisht me fokus në zonën e Astirit, që është zona fqinj me Kombinatin, aty ku kemi edhe dyndjen më të madhe të popullsisë”, nënvizoi Veliaj. Kreu i Bashkisë tha se puna do të vijojë me të njëjtin ritëm edhe për funksionalitetin e plotë të rrugës nga Kombinati Ushqimor deri tek Kombinati Tekstil. Bashkia e Tiranës do të nisë mbylljen e të gjitha hyrjeve dhe daljeve të paligjshme në këtë rrugë, që bien në kundërshtim me rregullat që përcakton Kodi Rrugor dhe vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave, duke krijuar trafik në qarkullimin e mjeteve, si dhe në shumë raste janë bërë shkak për aksidente me rrezik jetën e qytetarëve. Veliaj foli edhe për nj investim të rëndësishëm që do të bëhet për të sistemuar zonën e varrezave të Sharrës. Numri 1 i Tiranës kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për lirimin e hapësirave të zëna në kundërshtim me ligjin, të cilat pengojnë ndërtimin e rrugëve, pasi në të kundërt, do të jetë Inspektoriati Ndërtimor që do të ndërhyjë.

Article Logic
Execution time: 0.0036759376525879