Bashkia e Tiranës ka marrë të gjitha masat që skena ku do të ngjitet këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa të jetë gati për mbrëmjen e sotme. Garancia është dhënë nga kryebashkiaku, Erion Veliaj, i cili fton qytetarët që t'i bashkohen këtij koncerti 'live'
"Hej! Pas një viti të gjatë pune, koha të festojmë! Merr gjithë miqtë dhe eja te Sheshi Nënë Tereza për një mbrëmje fantastike me Dua Lipa të Mërkurën 10 Gusht ora 19h00. Shihemi të gjithë aty!", shkruan Veliaj në rrjetet sociale. Dua Lipa do të performojë sot disa nga këngët e saj të cilat janë shndërruar në hite në mbarë botën si “Be The One”, “Last Dance“, “Hotter Than Hell”, e etj.
Dua Lipa do të vijë sot në Tiranë pas koncertit madhështor në Prishtinë.
Pas Dula Lipës, në Tiranë pritet të vijnë një tjetër këngëtare e famshme me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për këngëtaren Bebe Rexha, e cila në rrjetin e saj tëitter ka bërë me dije se në muajin shtator do të jetë në Tiranë.