INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj liron rrugë dhe trotuare [FOTO]

Veliaj liron rrugë dhe trotuare [FOTO]

Publikuar më: 14:32 28-06-2016

Në Tiranë këmbësorët dhe jo vetëm, çdo ditë përballen me vështirësi për të ecur në rrugë apo trotuare. Jo në pak raste ata kanë shprehur shqetësimin se trotuaret janë të bllokuara nga ndërtime pa leje apo dhe nga tabelat që varen nëpër muret e ndërtesave. Gjatë këtyre muajve ata janë më të ndërgjegjësuar dhe kjo ka bërë që të ankohen konkretisht në zyrat e Bashkisë së Tiranës dhe në shumë raste duket qartë, që kanë marrë zgjidhje. Agjencia e Konsumatorit pranë Bashkisë së Tiranës ka publikuar me foto zgjidhjen e ankesave të shumë qytetarëve. Problemet që kanë denoncuar banorët e kryeqytetit kanë qënë nga më të larmishmet, nga ndërtime pa leje, tabela të vendosura në mënyrë të paligjshme në mure apo shtylla që mund të bëhen dhe rrezik për shëndetin e qytetarëve deri dhe tek zaptimi i oborreve të përbashkëta për të parkuar duke i zënë madje dhe me kangjlla këto hapësira publike. Ankesa kanë marrë zgjidhje dhe në shumë rrugë të kryeqytetit situata është përmirësuar.

Ja foto konkrete me punë të realizuara pas ankesave të qytetarëve:

Shembull 1: Lirojmë hapësirat publike të zëna nga parkimet e paligjshme. Ishim në njësinë 7 pas ankesave të banorëve.

Shembull. 2: Sot në "Rruga Elbasanit" larguam ‬këtë tabelë të paligjshme, e cila ishte vendosur aty ku nuk duhej, duke rrezikuar jetën e kalimtarëve. Nuk ndalemi në aksionin tonë mbi heqjen e tabelave të paligjshme. Sot kthyhem rregullin e munguar prej vitesh përgjatë "Rrugës së Elbasanit.

 

 

Edhe këtë të martë prishja e ndërtimeve pa leje ka vijuar. Kreu i Bashkisë, Erjon Veliaj e ka bërë të qartë në një postim në facebook duke e shoqëruar dhe me një foto se: “Nuk do tolerojmë zënien e hapësirës publike nga të fortët në këtë qytet, as në dimër, as në verë. Ende pa u mbyllur viti ynë i parë, por 0 tolerancë për ndërtimet pa leje dhe dhjetëra sheshe të liruara nga zaptimet!”
Këto ndërhyrje të Bashkisë kanë gjetur mbështetje të padiskutueshme të banorëve të kryeqyteti, që e kanë vlerësuar këtë aksion, por dhe kanë denoncuar dhe situata të ngjashme në zonat, ku ata banojnë duke denoncuar sërisht.

Ja disa nga vlerësimet dhe ankesat më të fundit të komentuesve në FB, e Veliaj:

B. Korri: Shumë mirë bravo, Erion Veliaj vazhdoje punën mos e ndaloni. Kemi humbur shumë kohë. E dimë që s'është e lehtë, por është shumë e vështirë ashtu siç u katandis Shqipëria. Pak e nga pak edhe punë të vogla me qënë boni mos i ler për nesër, se për ditë nga pak në fund të vitit bëhen shumë.

D. Budo: O biri, fene t'ja u luani, po merruni pak edhe me oborret e pallateve (hapesira publike) që i kanë zënë lokalet.....

E. Aldo: Shumë mirë se ashtë kryeqyteti i betonit dhe i lokaleve s’ka as kënde lojrash as trotuare veç katastrofë është ky vend.

I. Stoja: Veru buldozën të gjithë atyre që ngrefin shpatullat, me ambjentet publike, mos ki frikë, se janë si një kamordare e fryrë , që shfryhen sapo ti heqësh pipin !

F. Braho: Lironi trotuaret nga të fortët e lokaleve që kanë zënë trotuaret pse duhet të kalojë një nënë me karrocë me fëmijë në rrugë. Pasaj shikoni prishjet aty janë ato të ndërtuara, por filloni nga kjo e përditshmja për këmbësorët një bravo për punën që po bëni, por duhet parë dhe ky fenomen.

M. Fagu: Kjo duhet përshendetur nga të gjithë qytetarët e Tiranës. Erjon nuk gjej fjalë për të shkruajtur. Me të vërtetë na patën varrosur për së gjalli dhe nuk kanë turp, por ngrihen dhe bëjnë protesta. Ata duhet të futen brenda dhe të japin llogari njësoj si ajo që rrahu fëmijën, por këta dhe më shumë se rrahën dhe mbytën një popull.

Article Logic
Execution time: 0.0040919780731201