INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Veliaj live në Euronews: Shqipëria, jo më Koreja e Veriut e Europës [VIDEO]

Publikuar më: 11:37 28-06-2019

Media Prestigjioze Euronews vijon të raportojë hap pas hapi situatën politike në Shqipëri.

Në një lidhje direkte nga Tirana , emisioni Good Morning Europe interviston kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj për të kuptuar më shumë se çfarë po ndodh vetëm një ditë pasi presidenti Meta dekretoi datën 13 tetor si datën e re te zgjedhjeve, ndërsa kryeministri Rama është i vendosur për datën 30 qershor.

I pyetur se përse kryeministri insiston për datën 30 qershor Veliaj shprehet se është kushtetuta ajo që vendos.

“Nuk mendoj se është në duart e kryeministrit, është kushtetua e cila e përcakton se në cdo katër vite duhet të zhvillohen zgjedhjet. Askush, as presidenti, as ndonjë institucion tjetër nuk ka autoritetin të thotë se zgjedhjet duhen bërë në 5 apo nëntë vite. Mendoj se BE dhe SHBA e thanë qartë se mbështesin demokracinë në Shqipëri dhe se 30 qershori është datë zgjedhjesh. Në asnjë demokraci nuk injoron dot rregullat e lojës, në 30 qershor shkojmë për rikonfirmim, disa parti do të marrin pjesë, ndërsa disa të tjera nuk marrin pjesë për shkak të reformës në drejtësi e cila po largon gjykatësit e korruptuar. Mendoj se reforma në drejtësi ka bërë që disa zyrtarëve të opozitës t'u refuzohet viza në SHBA” shprehet Veliaj.

A do të ndikojë ky destabilitet për anëtarësimin në BE? Gjatë lidhjes direkte nga Tirana Veliaj shton se më shumë do të ndikojë fakti nëse zgjedhjet nuk realizohen. Shqipëria sipas tij nuk mund të shkojë në ditët e errëta kur ishte Koreja e Veriut e Europës.

“Do të ketë më shumë ndikim nëse nuk bëjmë zgjedhje, nëse vendosim se sundimi i ligjit varet nga uria e forcave politika. Mendoj se ka vendime që duhen respektuar, kushtetuta duhet respektuar, publiku duhet respektuar, kështu respektojmë ambicien tonë për në BE.Vijmë nga një kohë kur ishim Koreja e Veriut e Europës, Tirana ishte Peniani, nuk kishim zgjedhje, mendoj se ne e lamë të shkuarën për një të ardhme ku duhet të garojmë çdo 4 vite. Nëse presidenti që është edhe bashkëshorti i kreut të njërës nga partitë opozitare vendos se një pjesë e familjes nuk është gati për të shkuar në zgjedhje po bëjnë rrumujë në qendrat e votimit, kundërshtojnë reformën mund të shkojnë kur të duan në zgjedhje por nuk mund ti themi popullit të shkojnë në zgjedhje kur partitë politike janë gati.Zgjedhjet janë koha kur njerëzit zgjedhin dhe jo kur zgjedhin partitë” shton Veliaj.

I pyetur se çfarë duhet bërë që të ketë bisedime me opozitën dhet të futet në zgjedhje Veliaj thotë se ka patur përpjekje, por kjo e fundit ka frikë nga reforma në drejtësi.

"Ka patur disa përpjekje, kryeministri ka dërguar disa letra duke e ftuar liderin e opozitës të ulen për bisedime. Ata janë të mërzitur me reformën në drejtësi, ka gjykatës që nuk shpjegojnë dot përse kanë lambourgini apo bugati në oborrin e tyre, gjykatës që kanë të ardhura më shumë sesa rroga, kjo dhemb por ne duhet ta ndalojmë një gjë të tillë. Nuk mund ta mbajmë këtë vend peng të gjykatësve të korruptuarve, apo të politikanëve që luajnë me ligjin, që luajnë me kushtetuën. Unë kam jetuar jashtë por erdha në këtë vend për rritur djalin tim, erdha si aktivist. Ne duhet të mendojmë për të ardhmen jo të mbetemi me politikanët e të shkuarës. Ne po kalojmë në një tranzicon të dhimbshëm disa po lëndohen por shumë njerëz duan që të ecet përpara".

Article Logic
Execution time: 0.0037548542022705