INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj mban premtimin, zgjat linjën e urbanëve të Porcelanit deri në Linzë

Veliaj mban premtimin, zgjat linjën e urbanëve të Porcelanit deri në Linzë

Publikuar më: 11:44 17-02-2017

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka inspektuar linjën e transportit urban të Porcelanit dhe lajmëroi se kjo linjë u zgjat deri në Linzë. Ai theksoi se tashmë në këtë linjë jo vetëm është përmirësuar shërbimi, por njihet dhe aboneja, se më parë një linjë e posaçme për Linzën nuk e njihte abonenë.
“Jam shumë i kënaqur me linjën e Porcelanit, është një linjë që vetëm emrin në fakt e ka të Porcelanit, sepse itinerari në fakt është dy herë sa emri i linjës. Pra, itinerari jo vetëm kalon Porcelanin, Kinostudion, shkon deri në Linzë dhe gjithë zonë e Thesarit, zonën e Freskut, ku i shërben një lagje të re që deri dje trajtohej si një lagje e komunës, e Dajtit fshat. Sot në fakt, është një pjesë e qytetit, është urbanizuar jashtë mase, me pallate e banorë të rinj, që deri dje duhej të ndërronin stacionet ose të ecnin në këmbë deri në Kinostudio për të përfituar këtë shërbim. Nga sot e përfitojnë të plotë shërbimin, me abone, dhe më vjen mirë sepse mbajtëm fjalën, ashtu siç premtuam, që autobusin do ta çojmë deri në Linzë dhe gjithë zona nga Teleferiku, te Thesari, Fresku shërbehet tani nga kjo linjë”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.
Veliaj fli dhe për disa problematika:“Kemi ende vend për përmirësim dhe disa nyje nevralgjike që qytetarët na i kanë raportuar si problematike, siç është zona e Astirit apo disa nga flukset e mëngjesit në periferi, janë sfidat tona të ardhshme. I garantoj të gjithë qytetarët se do i qëndrojmë te koka, deri sa ta zgjidhim këtë situatë, qoftë duke bërë një funksionim më të mirë të linjave, qoftë duke shtuar kontrollet apo edhe një rregullim të orareve të fillimit të aktivitetit paradite, e cila na mundëson që fluksi të shpërndahet në disa fasha orare dhe jo gjithë trysnia e 200 mijë vetëve në orën 08.00 të mëngjesit”.

Article Logic
Execution time: 0.004086971282959