INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj mendon si Rama, Ilir Metën ‘’e lanë pa punë të vetët’’

Veliaj mendon si Rama, Ilir Metën ‘’e lanë pa punë të vetët’’

Publikuar më: 17:41 26-06-2019

Erion Veliaj ka thumbuar presidentin Ilir Meta në takimin electoral të pasdites ndërsa e ka konsideruar si një politikan të LSI.

‘LSI nga një parti që u premtonte të gjithëve pune, tani që doli në opozitë, I la të gjithë pa punë. Madje po lë pa punë edhe presidentin e Republikës, që ishte I vetmi nga ajo parti që ishte në punë’, deklaroi Erion Veliaj në zonën e Dajtit në takimin elektoral.

Ndërsa vazhdon fushatën, ai tha se përgjigja më e mirë për të gjithë ngrehinën ligjore të ngritur nga opozita, është pikërisht vendimi I kolegjit zgjedhor, që ishte 5 me 0 për të mbajtur zgjedhjet e 30 qershorit.

Duket se Veliaj pasqyroi qartë edhe mesazhin që kanë marrë kohët e fundit nga ndërkombëtarët që pavarësisht se si do të shkojnë zgjedhjet, në 1 korrik, nuk do të ketë as festime, as ndezje fishekzjarresh.

‘Sepse ne, në datën 1 korrik do të jemi në punë’, tha Erion Veliaj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035941600799561