INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj: Mësimi me dy turne do të marrë fund!

Veliaj: Mësimi me dy turne do të marrë fund!

Publikuar më: 13:48 16-01-2016
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nga shkolla Qemal Stafa lëshoi lajmin  e mirë se mësimi me turne në shkollat e mesme do të marrë fund. Ky proces tha ai do të nisë nga shkolla “Qemal Stafa” dhe do të përfitojnë fillimisht 1600 nxënës.
Veliaj ka sqaruar se kësaj shkolle i është shtuar një kat falë bashkëpunimit publik – privat.
Ai ka inspektuar punimet e fundit dhe falenderoi kompanitë, inxhinierët e bashkisë, kontraktorët, të gjithë punonjësit, të cilët punuan për rikonstruksionin në kohë të gjimnazit “Qemal Stafa”.
Duke vlerësuar këtë shkollë të mesme, kryebashkiaku Veliaj tha se ky është gjimnazi i parë nga ku fillon mbajtja e premtimit për eliminimin e klasave me dy turne.
 
Veliaj shprehu besimin se ata që merren me mësimdhënien dhe që investohen me mish e shpirt për cilësinë arsimore nuk do të duhet ta bëjnë këtë në kushtet e klasave me dy turne, klasave pa ngrohje, e 4-5 nxënës në një bankë.
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668