INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj: Meta i trembur nga SHBA, Lulin po mundohen ta mbajnë me shiringa

Veliaj: Meta i trembur nga SHBA, Lulin po mundohen ta mbajnë me shiringa

Publikuar më: 17:37 09-06-2019

Kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj ka ironizuar vendimin e presidentit Meta për datën e zgjedhjeve. Duke folur nga Farka gjatë prezantimit të programit për katër vitet e ardhshme, Veliaj tha se Luli ka treguar se nuk është i aftë dhe nuk bëhet më.

“Ne të vazhdojmë punën, rrugën dhe drejtimin e duhur për Tiranën tonë. Jam entuziast se shumica e popullit shqiptar nuk shkuan pas një guri që hodhi njëri në lumë. Sot nuk ka asnjë pengesë pse qytetarët të mos zgjedhin politikanët e duhur. Presidenti e provoi që t’i japë Lulit një dorë. Po Lulit jepi ça të duash nuk bëhet më. E kishte Tiranën në dorë 4 vite. Lulin po mundohen ta mbajnë me shiringa me pilula, po nuk bëhet më. Këtu në Farkë s’kishte autobus të vinte këtu, nuk kishte një kopsht, një çerdhe. E menaxhonte Loni këtu. Duket sikur ka qenë para 100 viteve, por ka qenë para pak. Sot i kemi thënë lamtumirë dekreteve, lamtumirë atyre që na bllokojnë”, tha Veliaj.

Kandidati i së majtës u shpreh se ky qëndrim i Metës vjen direkt pas reagimit të fortë që mbajti SHBA pro zhvillimit të zgjedhjeve në datë 30 qershor.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0034399032592773