INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj në 74 vjetorin e Çlirimit të Tiranës: Edhe të huajt thonë, si mund të sabotoni njëri-tjetrin?

Veliaj në 74 vjetorin e Çlirimit të Tiranës: Edhe të huajt thonë, si mund të sabotoni njëri-tjetrin?

Publikuar më: 11:08 17-11-2018

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, në ceremoninë e 74 vjetorit të çlirimit të Tiranës, nuk ka lënë pa përmendur incidentet para Bashkisë dy ditë më parë ku protestuesit hodhën molotov. Veliaj tha se e gjithë kjo bëhet për ta sabotuar ambicien finale për të qenë pjesë e BE. “Hera e parafundit që u dogjën goma para përballë Bashkisë së Tiranës në dera ishte 17 Nëntori i 44-ës kur trupat që po largoheshin dogjën qytetin dhe shkaktuan dëmet e fundit që mund ti bënin Tiranës.  Pardje u dogjën goma para bashkisë së Tiranës, pas 74 vitesh jo nga armiku jo nga pushtuesi e zaptuesi, por nga ne vetë ndaj them që ky është një moment reflektimi. Sot nuk rrezikohemi nga njeri, jemi pjesë e NATO-s, gjasat që të na pushtojnë janë shumë të vogla,  por vetë mund ta bëjmë, ne sot e kemi në dorë dhe të mirën dhe të keqen, dhe ta ndërtojmë dhe ta shkatërrojmë Tiranën, edhe i vënë zjarrin edhe ta bëjmë lule Tiranën, edhe të modernizohemi edhe të bëjmë hapa mbrapa", tha kryebashkiaku. "Cili është vendimi ynë sot për Tiranën? Do kthehemi pas, në gjumë, në zjarr , në gur, në vezët, në dru? Apo do përveshim mëngët, të përqafojmë njëri tjetrin e mos lejojmë politikanë të na përçajnë për të na penguar në këtë udhëtim? Unë e di pse bëhet kjo, bëhet për të na sabotuar në ambicien tonë përfundimtare, që të bëhemi anëtarë të  Bashkimit Euriopian. Nuk e them unë e thonë të huajt. Si mund të sabotoni njëri tjetrin? Si mund t’ju fusë Europa me kaq shumë sherr, me kaq shumë mllef? Dhe kë? Vendin që u çlirua vet. 

 Ose do vazhdojmë drejt Europës dhe nuk do lejojmë asnjë njeri të na përçajnë ose do na marrë sytë e mira dhe do fillojmë të theremi me njëri tjetrin. Kur ne bëhemi bashkë kemi treguar se ja kemi dal.  Unë jam i bindur që në këtë kryqëzim Tirana nuk ka kohë për t’u humbur. I ftoj të gjithë të përqafojmë njëri tjetrin, punën, progresin. Lavdi Dëshmorëve të njohur e të panjohur, familjeve tiranse, që ndihmuan lëvizjen Nacional-Çlirimtare atyre që hapën dyert e shtëpisë. Tirana nuk ka sot asnjë moment për të humbur. Nga ky moment rikthehemi në punë”, u shpreh Veliaj.

 

Veliaj në 74 vjetorin e çlirimit të Tiranës: 
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, në ceremoninë e 74 vjetorit të çlirimit të Tiranës, nuk ka lënë pa përmendur incidentet para Bashkisë dy ditë më parë ku protestuesit hodhën molotov. Veliaj tha se e gjithë kjo bëhet për ta sabotuar ambicien finale për të qenë pjesë e BE. “Hera e parafundit që u dogjën goma para pwrballw Bashkisë së Tiranës në dera ishte 17 Nwntori i 44-ws kur trupat qw po largoheshin dogjën qytetin dhe shkaktuan dwmet e fundit qw mund ti bwnin Tiranws.  Pardje u dogjën goma para bashkisë së Tiranës, pas 74 vitesh jo nga armiku jo nga pushtuesi e zaptuesi, por nga ne vetë ndaj them që ky është një moment reflektimi. Sot nuk rrezikohemi nga njeri, jemi pjesw e Natos, gjasat qw tw na pushtojnë janë shumw tw vogla,  por vetë mund ta bëjmë, ne sot e kemi në dorë dhe të mirën dhe të keqen, dhe ta ndërtojmë dhe ta shkatërrojmë Tiranën, edhe i vwnw zjarrin edhe ta bëjmë lule Tiranën, edhe tw modernizohemi edhe tw bwjmw hapa mbrapa", tha kryebashkiaku. "Cili është vendimi ynë sot për Tiranën? Do kthehemi pas, në gjumë, nw zjarr , nw gur, nw vezët, nw dru? Apo do përveshim mëngët, të përqafojmë njëri tjetrin e mos lejojmë politikanë të na përçajnë pwr tw na penguar nw kwtw udhwtim? Unë e di pse bëhet kjo, bëhet për të na sabotuar në ambicien tonë përfundimtare, që të bëhemi anwtarw tw  Bashkimit Euriopian. Nuk e them unë e thonë të huajt. Si mund të sabotoni njëri tjetrin? Si mund t’ju fusë Europa me kaq shumë sherr, me kaq shumë mllef? Dhe kw? Vendin qw u çlirua vet. 
 Ose do vazhdojmë drejt Europës dhe nuk do lejojmë asnjë njeri tw na përçajnë ose do na marrë sytë e mira dhe do fillojmë të theremi me njëri tjetrin. Kur ne bwhemi bashkw kemi treguar se ja kemi dal.  Unë jam i bindur që në këtë kryqëzim Tirana nuk ka kohë për t’u humbur. I ftoj të gjithë të përqafojmë njëri tjetrin, punën, progresin. Lavdi Dëshmorëve të njohur e të panjohur, familjeve tiranse, që ndihmuan lëvizjen Nacional-Çlirimtare atyre qw hapwn dyert e shtwpisw. Tirana nuk ka sot asnjë moment për të humbur. Nga ky moment rikthehemi në punë”, u shpreh Veliaj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0019140243530273