INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj: Në qershor dy yje të famshëm ndezin Sheshin “Skënderbej”

Veliaj: Në qershor dy yje të famshëm ndezin Sheshin “Skënderbej”

Publikuar më: 10:09 02-05-2018

Këtë verë Tirana do të jetë stacioni i yjeve të muzikës botërore. Në koncertin festiv të mbajtur dje në sheshin “Skënderbej”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se në kryeqytet do të vijnë disa artistë me famë botërore, të cilët do të performojnë për publikun shqiptar.

“Kjo do të jetë një verë fantastike për Tiranën. Ndaj, është mirë që plazhin ta bëjmë në det, por ama mbrëmjet në Tiranë sepse do të kemi aktivitete pafund. Në datën 9 maj do të festojmë në shesh Ditën e Europës me një super koncert. Në 12 maj do të jetë Festivali i Ngjyrave te sheshi ‘Nënë Tereza”, ndërkohë që në datën 1 qershor do të vijë Ermal Meta”, tha Veliaj, teksa zbuloi se në datën 3 qershor do të jetë në Tiranë një tjetër emër i rëndësishëm.

“Në datën 3 qershor do të jetë këtu Rita Ora. Por, meqë jeni kaq entuziast nuk po ju them surprizat e tjera të qershorit dhe korrikut, por e di që keni votuar pafund dhe do të bëjmë çmos që të gjithë artistët që janë në tur në Europë të kenë patjetër një stacion në Tiranë”, shtoi Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.0036039352416992