Bashkia e Tiranës vazhdon lyerjen e stolave, pastrimin, krasitjen dhe mbjelljen e pemëve për të ofruar më shumë parqe dhe kënde çlodhëse për qytetarët
Këtë ka shkruar Kreu i Bashkisë, Erjon Veliaj në një status të tij në Facebook.
“Kolegët tanë të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit dhe Bashkia Tiranë vazhdon lyerjen e stolave, pastrimin e krasitjen e pemëve, mbjelljen e 25 Palmave Washington, vendosjen e koshave të rinj, sistemimin e zgarave të shiut e ndriçuesat e amortizuar. Tani është edhe më e lehtë për ta shijuar Parkun. Tirana Pë r Njerezit”, shkruan Veliaj duke sjellë imazhe nga aktiviteti i punonjësve të bashkisë tek liqeni i Tiranës.