INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj, në Tiranë do të shtohen 5 mijë të punësuar të rinj. Ja si…

Veliaj, në Tiranë do të shtohen 5 mijë të punësuar të rinj. Ja si…

Publikuar më: 12:19 09-12-2016

Bashkia e Tiranës do të hapë vende të reja pune, rreth 5 mijë. Të punësuarit e rinj do të jenë administratorët e pallateve. Deri tani në fakt ky treg pune ka qënë po i pastrukturuar dhe të vetëshpallurit si administratorë pallatesh punonin në të zezë. Lajmin e ka dhënë vetë kryebashkiaku, Erjon Veliaj. Ai tha se 5 mijë pallate në kryeqytet do të kenë administratorin e tyre përkatës dhe se do krijohet mundësia për t’u punësuar 5000 mijë persona. Këtë projekt punonjësit e bashkisë do ta njoftojnë nëpër pallate personalisht, pasi do shkojnë në çdo pallat për të informuar banorët.
Erjon Veliaj foli dhe për lëvizjet migratore, ku dhe ka zbuluar një shifër të pathënë më parë dhe realitivisht të lartë për lëvizjet e individëve drejt Tiranës duke sqaruar se rreth 20 mijë persona transferohen në kryeqytet çdo vit.  
Ai dha e një lajm tjetër të mirë, në prag festash të gjithë punëtorët e krahut të Bashkisë do të marrin 100 mijë lekë të vjetra, shpërblim.

Article Logic
Execution time: 0.0033519268035889