INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj: Parku i Liqenit qendër çlodhëse për të gjitha moshat

Veliaj: Parku i Liqenit qendër çlodhëse për të gjitha moshat

Publikuar më: 13:54 06-03-2016

Ndërsa shoqëria civile vijon protesta kundër ndërtimit të këndit të lodrave pranë Liqenit Artificial, Bashkia e Tiranës është e vendosur për ta shndërruar këtë hapësirë në një qendër të vërtetë çlodhëse dhe argëtuese për të gjitha moshat.

Për këtë qëllim Bashkia e kryeqytetit njofton se ka mbjellë këtë të dielë 200 pemë të llojit qershi japoneze, si pjesë e projektit të rijetëzimit të Parkut të Liqenit.

Në këtë aktivitet mori pjesë dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, si dhe zëvendësambasadori japonez, Hiroshi Yamauchi.

Veliaj tha:

“Jemi këtu për t’i dhënë jetë një projekti tjetër në Parkun e Liqenit. Po mbjellim sot 200 pemë qershie. Një nga atraksionet më të bukura në parkun qendror të Uashingtonit, i cili quhet ‘Washington Mall’, janë qershitë japoneze. Me këto 200 pemë që mbjellim sot, numri i pemëve që kemi mbjellë në këto 6 muajt e fundit vetëm në Parkun e Liqenit”.

Veliaj u shpreh i bindur për të vijuar të gjitha projektet transformuese, jo vetëm për parkun, por në të gjithë Bashkinë e Tiranës.

“Mbetem shumë i vendosur që çdo projekt i Tiranës të vazhdojë në drejtimin e duhur, qoftë projekti për këndin e lojërave, qoftë projekti për rrugët dhe infrastrukturën, që do ta bëjë Tiranën më të qarkullueshme, do të lehtësojë trafikun, qoftë projekti i pyllëzimit që po vazhdojmë, jo vetëm këtu në Parkun e Liqenit, por edhe në parqe të tjera”.

Article Logic
Execution time: 0.0037491321563721