INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj për 9-katëshet: Projekti do të krijojë hapësira biznesi dhe vende pune

Veliaj për 9-katëshet: Projekti do të krijojë hapësira biznesi dhe vende pune

Publikuar më: 11:42 16-10-2018

Zona e 9-katësheve do të shndërrohet së shpejti në një hapësirë biznesi duke gjeneruar kështu mjaft vende të reja pune. Deklarata ka ardhur nga krybashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka njoftuar edhe projektin e ri transformues që do të lidhë sheshin ‘Skënderbej’ me ‘Pazarin e Ri’, gjatë dëgjesës publike me banorët e njësisë Nr.8 për buxhetin 2019. Sipas tij, hapësirat për biznese do të krijohen si rrjedhojë e mbylljes së kazinove, një vendim i marrë së fundmi nga qeveria shqiptare.
“Kemi marrë një vendim që të mos i lëmë Pazarin e Ri dhe sheshin “Skënderbej” si dy ishuj veç e veç, me kolonat në mes, por kemi përgatitur një investim së bashku me miqtë tanë të Fondit Shqiptaro-Amerikan, për të riparuar të gjithë pjesën e 9-katësheve, kolonave, që sheshi “Skënderbej” të lidhet natyrshëm, me të njëjtin cilësi punimesh, përmes dy pjesëve të kolonave, me Pazarin e Ri, duke e kthyer në një rrugë të madhe shopingu. Me lirimin e shumë pikave të kazinove dhe basteve, do të ketë më shumë hapësirë për biznese të mirëfillta, që gjenerojnë vende pune”, tha Veliaj.
Ndërkohë Veliaj, ka përshëndetur vendimin e qeverisë për ndalimin e lojërave të fatit, duke e cilësuar këtë si vendimin më të mirë për qytetarët e Tiranës.

Article Logic
Execution time: 0.0035181045532227