Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dënuar protestuesit e opozitës për cilët “bojatisjen” e Ministrinë e Brendshme.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku Veliaj denoncon hipokrizinë që sipas tij shfaq PD-ja dhe drejtuesit e saj, të cilët nga njëra anë sulmojnë dhe prishin të bukurën dhe nga ana tjetër për interes të votave mbrojnë godinën e Teatrit Kombëtar.
“Paradite shkatërron veprën e Florestano di Faustos, pasdite kinse mbron tallashin e Teatrit! Hipokritë e vandalë të pamëshirshëm! Lum Tirana, ju ka bërë dalje me vakt e refuzon çdo herë ekskursionin tuaj të dhunës!”, shkruan Veliaj.