INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj përuron rrugën “Shefqet Kuka”:10 qershori, sinjali i parë i një Tirane moderne

Veliaj përuron rrugën “Shefqet Kuka”:10 qershori, sinjali i parë i një Tirane moderne

Publikuar më: 13:14 20-05-2017

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rindërtimin e rrugës “Shefqet Kuka”, si dhe të rrugëve lidhëse në Njësinë Nr. 4, çka u vjen në ndihmë 20 mijë banorëve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputetja e PS, Blerina Gjylameti, inspektoi përfundimin e punimeve, ku theksoi se falë investimeve të tilla është mundësuar transformimi i një zone në të cilën nuk ishte vënë dorë prej vitesh.
“Mbaj mend, jo vetëm në fushatë, po edhe para 6 muajve, kjo ishte një zonë e ngjashme me shumë vende që i kemi parë në dokumentarët për Afrikën. Kur binte shi balta bëhej deri në gju, kur kishte diell pluhuri të zinte fytin”-u shpreh kryebashkikau.
Veliaj premtoi se investimet nuk do të ndalen pavarësisht fushatës elektorale. Madje ritmi do të vazhdojë edhe gjatë sezonit të pushimeve verore.
“Jam shumë i lumtur që në këto dy vjet kemi ecur me marshin e pestë në Tiranë. Do të vazhdojmë të punojmë edhe gjatë fushatës, edhe gjatë pushimeve, edhe kur të fillojë shkolla sepse vetëm duke punuar çdo ditë sikur është dita e parë e punës, me të njëjtin entuziazëm për të bërë punë të mira në Tiranë, mund ta çojmë Tiranën në drejtimin e duhur”, sqaroi kreu i Bashkisë.
Ai deklaroi se investime të tilla janë tregues se Bashkia e Tiranës punon me të njëjtin ritëm dhe me të njëjtën cilësi për përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve, si në qendër, ashtu edhe në periferi.
Erion Veliaj: “Me sheshin ‘Skënderbej’ që e hapim në 10 qershor japim sinjalin e parë të një Tirane moderne. Por, nuk kemi lënë pas dore asnjë zonë të periferisë, që cilido që rritet në Tiranë të jetë një fëmijë që rritet në një ambient të pastër, të jetë një familje që ka akses në shërbime dhe të jetë një komunitet ku secili përfiton nga investimet e bashkisë dhe jo siç ndodhte më parë, kur investimet ndaheshin në në varësi si kishin votuar qytetarët”
Kryebashkiaku Veliaj u bëri thirrje për ruajtjen e investimeve publike si një pasuri e përbashkët.

Article Logic
Execution time: 0.0034821033477783