Gjatë inagurimit të këndit të dytë të forcës në Parkun e Liqenit ,kreu i Tiranë, Veliaj ka deklaruar që është shumë e rëndësishme që politika të fokusohet te puna dhe të prodhojë rezultate konkrete e të mos merret me llogje e sharje, shpifje e stërkëmbësha.
“Falenderoj kontributin e APR, por edhe të kolegëve të Këshillit Bashkiak, të njësisë administrative, pa të cilët nuk mund të miratojmë vendime të rëndësishme, se si e kthejmë më shumë Tiranën te puna e jo te dhuna.
E di që ka debate nga më të ndryshmet, megjithatë njerëzit e kanë kuptuar se është shumë e rëndësishme që politika të fokusohet te puna, të prodhojë rezultate konkrete, të mos merret me llogje e sharje, shpifje e stërkëmbësha, por t’i kushtojë vëmendje gjërave të prekshme për njerëzit.
Ky është edhe fokusi i Bashkisë së Tiranës, gjërat e prekshme, jo dhuna e llogjet”, tha Veliaj.