Një Teatër pa kullë dhe pa truall të cunguar.
Ky është premtimi i kreut të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjatë konsultimit që zhvilloi me urbanistë, arkitektë dhe artistë. Por takimi më shumë se 4 orësh nuk kaloi pa tension dhe përplasje.
Artistët shkuan me kërkesa direkte në takimin e thirrur nga kryebashkiaku ku u diskutua me arkitektë dhe urbanistë situata e Teatrit kombëtar.
Por ky ishte një rast i mirë për Erion Veliajn për të lëshuar një nga premtimet më të forta për fatin e Teatrit Kombëtar.
Por ky takim u shoqërua dhe me përplasje dhe braktisje të mbledhjes.