INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj prerë: Nuk do ketë ndërtim tek diga e Liqenit

Veliaj prerë: Nuk do ketë ndërtim tek diga e Liqenit

Publikuar më: 12:43 18-05-2016

Në ditën kur Gjykata Administrative e Apelit nuk ndryshoi trupën gjykuese për çështjen e 17 katëshit tek diga e Liqenit Artificial, Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka deklaruar prerë:
Erion Veliaj:
“Po merren të gjitha masat që ndërtimi nuk do të jetë. Kemi disa alternative. Ashtu si gjykata e gjykoi në fshehtësi, kur mori vendim në dhomë të këshillimit. Unë kam të drejtën time që pa i deklaruar strategjitë tona në publik të kem filluar punën paralele për bllokimin e ndërtimit. Ndërtim nuk do të ketë. Terrene sportive do të ketë”.
Kryebashkiaku nuk kurseu as një mesazh të drejtpërdrejt dhe për gjyqtarët e çështjes:
Erion Veliaj:
“Vath në vesh për ata që marrin vendime tradhëtare kundër interesit publik të Tiranës. Nëse nuk i shërbeni qytetit, qyteti dhe bashkia nuk ka asnjë detyrim tju shërbejë juve. Mos i bien më telefonit të kërkojnë çudira sepse ne i shërbejmë vetëm atyre që respektojnë ligjin, kush nuk e bën nuk do të ketë ndihmë nga bashkia e Tiranës as për ndërtimet që kanë bërë lart e poshtë. I di dhe në cilat i kanë vënë dhe si i kanë bërë lidhjet e paligjshme, tani e tutje do i shkoj kësaj gjëje deri në fund. Ia bëre të keqen Tiranës, Tirana s’të detyrohet më”.

Article Logic
Execution time: 0.0027210712432861