INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj pret artistët, kush do jetë fati i Teatrit Kombëtar?

Veliaj pret artistët, kush do jetë fati i Teatrit Kombëtar?

Publikuar më: 08:31 14-06-2018

Një ditë përpara përfundimit të afatit që artistët i kanë lanë qeverisë, kryebashkiaku Erion Veliaj ka thirrur në takim një përfaqësi të tyre. Kryetari i bashkisë u ka rezervuar një takim artistëve në mesditë, por për Erion Veliajn ndërtimi i një teatri të ri në kryeqytet është një shans fantastik për të pasur një ëndërr.
Erion Veliaj:
“Ky është një shans fantastik për të pasur një ëndërr dhe për ta diskutuar këtë ëndërr se ëndrra duhet të kthehet në projekt. Një teatër i ri, një teatër modern, një teatër që i reziston 100 viteve të ardhshme”.
Kreu i Bashkisë deklaroi se godina aktuale e Teatrit është ndërtuar nga italianët për argëtimin e ushtarëve e kazermave, dhe jo si një godinë e mirëfilltë teatri.
Erion Veliaj:
“Ky ishte një teatër dopolavoro, ndërtuar nga ushtria italiane për të argëtuar ushtarët e kazermave në Tiranë për periudhën 7-8 vjeçare pas luftës. Zgjati 70-80 vite, po afrohet viti i 90. Çështja është ambicia jonë është riparimi, vënia e disa mballomave të kësaj ëndrre të ushtrisë italiane që ishte për 7-8 vjet dhe ne do t’i bëjmë kësaj ëndrre një overdraft si në bankë apo kemi një ëndërr komplet tonën? Kjo është për diskutim. Nëse arrijmë në një konkluzion që jo more jo, ne nuk duam ndryshim. Ajo që më rezulton është që kur qytetet kanë ndryshuar ka pasur progres”.

Article Logic
Execution time: 0.0034918785095215