INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Veliaj prezanton projektin e Parkut Qendror[VIDEO]

Publikuar më: 15:40 12-09-2017

Parku Qendror i Bulevardit të Ri do të jetë mushkëria e re e shtuar e kryeqytetit. Ky është plani më i fundit i Bashkisë së Tiranës që është prezantuar sot dhe përllogaritet të ketë një sipërfaqe 6 herë më të madhe se Parku Rinia. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se për herë të parë është gati një projekt i plotë jo vetëm për ndërtimin e bulevardit të ri, por edhe i zhvillimit të të gjithë zonës. Madje ai foli se dhe numri i të punësuarve do të shkojë mbi 20 mijë.
“Për herë të parë ne kemi projektimin, jo vetëm të një projekti infrastrukturor si bulevardi, por të një lagje të tërë, të një mëhalle të tërë të Tiranës që deri në përfundimin e saj do të ketë rreth 100 mijë banorë. Do nisin ndërtime për të shtuar strehimin dhe do gjenerojë punësim deri në 30 mijë punëtorë,” tha Veliaj.
Parku Qendror pritet jetë një nga pjesët më kreative të qytetit, i ngjashëm me parqet më moderne në vendet më të zhvilluara. Në dëgjesën publike të organizuar nga Bashkia e Tiranës merrnin pjesë anëtarë të Këshillit Bashkiak, arkitektë, urbanistë si dhe përfaqësues të grupeve të interest dhe pritet që ai të miratohet sëshpejti.

Article Logic
Execution time: 0.0032930374145508